
Nuk mendoj se partitë duan të punojnë së bashku më tej për të arritur qëllimet, ka deklaruar kështu negociatori belg Piter Van Hojt rreth marveshjes së Përzhinos, para takimit me grupet e punës sot tek klubi i deputetëve që duhej të fillonte në orën 18, transmeton Tetovasot.
Si qëllim kryesorë i kësaj gjendje ai e citoi datën e zgjedhjeve e më saktë vendimin e opozitës që të mos shkojë në zgjedhjet e 24 prillit.
‘’Sot do të bisedojmë për përparimin që mund të arrijmë në ditët në vazhdim rreth metodologjisë së punës me të cilën KSHZ do të mund të pastrojë listën zgjedhore dhe të shqyrtojë votuesit. E dyta do fillojmë të bisedojmë në lidhje me sjelljen e mediave, pika kryesore që sjell problem është vendimi i opozitës që të mos shkojnë në zgjedhje e si rezultat i kësaj humbet besimi në gjithë procesin. Nuk mendoj se partitë më tej duan të punojnë bashkë për të arritur rezultate’’, ka thënë Van Hojt.
0 komente:
Post a Comment