
Roberto Carlos rikthehet në Real Madrid. Braziliani, i cili luajti për klubin në mes viteve 1996-2007, së shpejti do të fillojë punën për akademinë e të rinjve të klubit. Mbrojtësi legjendar i krahut të majtë, tre-herë kampion Europe me Realin e Madridit, do të jetë në ndërlidhje me akademinë e të rinjve dhe Zinedine Zidane, me të cilin kanë ndarë të njejten zhveshtore ne mes viteve 2001-2006.
Roberto Carlos do të kryejë një sërë detyrash për akademinë e klubit, edhe pse puna e tij do të përqëndrohet ne fushat e teknikës dhe edukimit. Në parim, puna e tij do të jetë e kufizuar në akademi dhe nuk ka plane për të qe të përzihet me ekipin e parë, të paktën për momentin.
0 komente:
Post a Comment