Saturday, January 23, 2016

Ftohen edhe më shumë marrëdhëniet Perez-Ronaldo

perez

Mediat spanjolle janë duke raportuar se marrëdhëniet mes numrit një të Real Madridit, Florentino Perez, dhe yllit të këtij klubi, Cristiano Ronaldos, janë ftohur dukshëm në krahasim me vitet e kaluara.
Sipas mediave spanjolle, numri një i Los Blancos, ka mbajtur një takim urgjentisht me Cristianon pasi besohet se nuk është aspak i kënaqur me udhëtimet e shpeshta jashtë Spanjës që po bënë Ronaldo.
Portugezi kohët e fundit ka udhëtuar vazhdimisht drejt Marokut për të ndarë kohën e tij të lirë, por një gjë të tillë sipas “Sport.es” nuk do ta bëjë më. Perez ka kërkuar nga Roanldo që t’i ndalojë këto udhëtime të shpeshta dhe të fokusohet te klubi, pasi çdo gabim do t’i kushtonte mbretërve që të mbesin sërish pa tituj.
Ronaldo i ka shpeshtuar vizitat në Marok, pas blerjes së avionit privat me vlerë prej 19 milionë eurosh. Mediat raportonin se Ronaldo ka një të dashur në Marok dhe se kjo është arsye e udhëtimeve të shpeshta të tij, por se çfarë do të ndodh pas këtyre raportimeve të fundit, mbetet të shihet.
Share:

0 komente:

Blog Archive

Recent Posts

Unordered List


Pages

Theme Support