
Qeveria e re teknike do të blejë mobilje dhe qilima në vlerë prej 50 mijë euro. Shërbimi për punë të përbashkëta pranë qeverisë ka hapur një tender në kundërvlerë në denarë pa TVSH rreth 50 mijë euro, njofton Tetovasot.
Nëse jepet edhe TVSH kjo shumë ka mundësi të rritet nga ajo e paraparë. Qeveria këtë tender e ka hapur me qëllim që të furnizohet me mobilje të reja dhe qilima të kuq të cilët do të shfrytëzohen për pritjen e delegacioneve të huaja në vend.
Para një muaji qeveria bëri publike se do të harxhojë rreth 217 mijë euro për lyerjen e godinës së qeverisë me barok me cka më parë harxhoi edhe 700 mijë euro të tjera.
0 komente:
Post a Comment