
Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah al-Sheikh, ka vendosur që ta ndalojë shahun, pasi sipas Islamit ky sport nxit vënien e basteve dhe humbjen e kohës, ka raportuar “The Guardian”.
Al-Sheikh, iu ka përgjigjur pyetjeve të shikuesve rreth besimit në një emision në kohë reale. Siç ka thënë ai edhe shahu hyn në kategorinë e lojërave të fatit, transmeton KosovaPress.
“Shahu është shkaktar i urrejtjes dhe armiqësisë mes njerëzve”, ka thënë ai.
Ai, pretendimet e tij i mbrojti duke u mbështetur në një vers nga Kurani, i cili, sipas tij, thotë se “drogat, lojërat e fatit, idollizimi dhe magjia janë të ndaluara”.
0 komente:
Post a Comment