Friday, January 22, 2016

Federer shënoi fitoren e 300-të Grand Slam

thumbs_b_c_9746b9970efe874e0eef87f09860fbb5

Roger Federer, një nga tenistët më të mirë në botë i të gjitha kohërave, në raundin e katërt të Australian Open shënoi fitoren e tij të 300-të Grand Slam, raporton Anadolu Agency (AA).
Kështu zvicerani shkroi një faqe të re në tenis si i pari në konkurrencën e meshkujve i cili ka arritur numrin prej 300 fitore në katër turnire më të fuqishme ATP. Pas tij, me 233 fitore është Jimmy Connors, dhe i treti me 224 Andre Agassi.
Në raundin e katërt të turneut në Melburn, ish-tenisti numër një në botë, mundi Grigor Dimitrov nga Bullgaria me 3:1 në sete 6:4, 3:6, 6:1, 6:4
Federer gjatë karrierës së tij të shkëlqyer madje fitoi 17 turne Grand Slam, duke përfshirë katër të Australian Open. Në vend të parë të ATP listës ka kaluar 302 javë, nga të cilat 237 në seri.
Share:

0 komente:

Blog Archive

Recent Posts

Unordered List


Pages

Theme Support