
Sportisti që merr pjesë në kampionate për arte të përziera marciale, Ilir Latifi ka treguar një pjesë të pa panjohur të jetës së tij.
Shqiptari i vetëm që ka fituar ndonjëherë në UFC, është bërë protagonist në videoklipin “The Ocean”.
Në këngën e Steven Angello, që është DJ me famë botërore, Latifi tregon për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar në jetë.
“Çeshtu oshtë jeta. Le tash. Ajo që o konë, o konë” dëgjohet duke thënë ai në shqip, në fillim të videos.
Më pas, videoklipi vazhdon me ushtrimet fizike që i bën Iliri, si dhe luftërat që i zhvillon në ring.
Video kombinon skena ku ai shihet i gjakosur nga goditjet, teksa përleshet me kundërshtarin, si dhe pjesë nga jeta private, kur protagonisti punon në furrë të bukës.
0 komente:
Post a Comment