Friday, January 22, 2016

Kryesuesi në garën për Oscar “The Revenant” shfaqet në Shkup

232942

Filmi i cili është fitues i çmimit të sivjemë “Globi i Artë” dhe njëherit është favorit kryesor për çmimin Oscar me 12 nominime “The Revenant” do të ketë sonte premierën në Shkup.
“The Revenant” i të shkëlqyerit Alejandro González Inarritu, me një ekip të mrekullueshëm aktorësh i udhëhequr për momentin nga aktori më i mirë në botë Leonardo Di Caprio, fitues i “Globit të Artë” dhe i nominuar për çmimin Oscar në kategorinë “Aktori më i mirë”, ndërsa i plotësuar me Tom Hardy, Domhnall Gleeson, Will Poulter dhe Paul Anderson, paraqet ekranizim të një ngjarjeje të vërtetë nga viti 1820 e cila flet për një aventurë epike për mbijetesë.
Në një ekspeditë nëpër tokat e panjohura të shkretëtirës amerikane, hulumtuesi legjendar Hju Glas sulmohet nga një ari, dhe antarët e tjerë të ekspeditës e lënë atë duke menduar se është i vdekur.
Në betejën e tij për mbijetesë, Glasi përjeton një hidhërim të thellë dhe një tradhti nga ana e mikut të tij.
I udhëhequr nga vullneti i tij dhe nga dashuria për familjen e vet, Glasi duhet të ballafaqohet me kushte shumë të vështira për të gjetur shpëtimin.
Share:

0 komente:

Blog Archive

Recent Posts

Unordered List


Pages

Theme Support