Partia opozitare maqedonase, LSDM, është ballafaquar me një situatë tepër diskutabile, e cila e vendos atë në pozitë tepër të disfavorshme shkaku i shumë hapava jo të sinqerta që ka ndërmarrë, sidomos ndaj opinionit shqiptar. Kjo parti tash ndodhet në një pozicion të dobët dhe të paparashikuar më parë, shkaku i gabimeve të shumta që ka bërë, duke kalkuluar, por edhe duke u tentuar që të luaj lojëra politike, të cilat tash duket se po i hakmërrën.
Që nga filllimi i publikimit të aferës së përgjimeve, kjo parti, nuk arriti që të krijojë një opinion të besueshëm, sepse në radhë të parë kishte kalkulimet partiake dhe spekulimet, të cilat i lëshonte në forma të ndryshme në opinion. Kjo mënyrë se si i shpaloi “bombat” nuk arriti të tronditët opinion, sidomos për faktin se një gjë të tillë e bënte më tepër duke i komentuar nëpërmjet formave të ndryshme, që aspak nuk kishin të bënin me të “vërtetën”, të cilën donte ta prezantojë para opinionit.
Me opinionin shqiptar, gjatë tërë kohës ka bërë lojë të dyfishtë, duke deklaruar afera të mëdha, por që në fakt, as që i ka pasur. Me këtë lojë lideri i kësaj partie, Zoran Zaev, dëshironte t’i bëj për vete shqiptarët, pa shpaluar diçka konkrete, por vetëm duke publikuar disa “afera” të vogla dhe të pavërejtshme, të cilat nuk thonin asgjë.
Edhe ofertat politike që i shpalonte për shqiptarët ishin nën çdo nivel vetëm për t’i hutuar shqiptarët dhe pa ofruar ndonjë zgjidhje për problemet me të cilat ballfaqohen ata.
Me kalimin e kohës, opinioni shqiptar, e vërejti këtë lojë të tij dhe filloi të kthjellohet dhe të mos i besojë të “vërtetës” që ai e shpalonte. Nga një deklaratë në tjerën, ai, tregonte se nuk është serioz në atë që thoshte dhe se këtë e bënte më tepër politikë ditore dhe të partisë së tij.
Për shkak të kësaj loje, kjo parti tash ballafaqohet me pasojat e dyftyrësisë së vet dhe me spekulimet për përdorim ditor. Opinioni shqiptar gradualisht fillojë ta kuptojë këtë lojë që nga fillimi të kësaj partie, e cila nuk arriti të sigurojë mbështetje nga shqiptarët.
Kjo parti bëri lojë të pandërshme me shqiptarët dhe sipas shumë zërave tash po e paguan çmimin e kësaj loje.